“Askush nuk e ndihmonte Martinin”, gazetari i njohur tregon rrëfimin e djalit të tij që pa krimin te “Fan Noli”

Shqipëria

“Askush nuk e ndihmonte Martinin”, gazetari i njohur tregon rrëfimin e djalit të tij që pa krimin te “Fan Noli”

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 21:56
I dyshuari dhe viktima

Gazetari Roland Zili i ftuar në një studio televizive, tregoi një tjetër përjetim të ngjarjes së rëndë në shkollën “Fan Noli”, ku një djalë 14 vjeç u vra me thikë pas një përleshje me një bashkëmoshatar.

Zili u shpreh se djali i tregoi me lot në sy ngjarjen teksa përshtypje i kishte bërë fakti se të miturit nuk po i ofronte ndihmë askush, ndonëse e shihte të gjakosur.

“Djali më mori disa herë në telefon. Më tha që ka ndodhur një vrasje. Nuk po e besoja. Më tha që njërit po i del gjak dhe nuk di se çfarë t’i bëj. Të gjithë e kanë parë krimin pasi sapo kishte mbaruar mësimi. E kanë parë, djali im iu afrua dhe i ka bërë përshtypje që askush nuk vepronte.

Asnjë se ndihmontë. Më pyeste përse nuk e ndihmojnë. Ka njoftuar policinë dhe ka shkuar me vrap te poliklinika qendrore, dhe kur u kthye atë e kishin marrë. Fëmija ime ishte me lot në sy. Pasdite u takua me shokët dhe shkuan edhe njëherë te vendi i ngjarjes”, tha Zili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat