Kreu i SPAK: Ja fusha e preferuar për pastrimin e parave!

Shqipëria

Kreu i SPAK: Ja fusha e preferuar për pastrimin e parave!

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 22:55
Altin Dumani

Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka zbuluar se krimi i organizuar shqiptar është i orientuar kryesisht drejt trafikimit të drogave të forta.

Ai tha në një intervistë në emisionin 3D në RTSH se fusha e preferuar për pastrimin e parave të krimit është investimi në pasuri të paluajtshme.

Gjithashtu, tha Dumani, edhe investimi në ndërtim dhe hoteleri.

Kreu i SPAK zbuloi po ashtu se vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar 6 milionë euro cash.

 “Krimi i organizuar shqiptar është i orientuar kryesisht drejt trafikimit të drogave të forta. Nuk është problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vende në Evropë, deri në Amerikën Latine.

Kemi shtuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi bashkëpunim me Italinë, kemi grupe të përbashkëta hetimore. I kemi dhënë goditje të mëdha krimit të organizuar. Kemi bashkëpunim me Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Anglinë, por dhe Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj.

Shumë figura të larta të hetimit ndërkombëtar kanë vizituar SPAK. Kemi shumë punë për të bërë dhe ka nevojë për intensifikim dhe duke pasur parasysh këtë nivel bashkëpunimi besoj se do të ketë goditje të tjera.

Ne kemi bërë një analizë për grupet kriminale të organizuara për fuqinë e tyre financiare. Fusha më e preferuar është investimi në pasuritë e paluajtshme, ndërtim, hoteleri etj. Kemi sekuestruar 6 milionë euro kesh gjatë këtij viti.”, tha Dumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat