“Ndoshta një ditë…”/ Cili është pengu i tij? Rrëfehet kreu i SPAK-ut, Altin Dumani

Shqipëria

“Ndoshta një ditë…”/ Cili është pengu i tij? Rrëfehet kreu i SPAK-ut, Altin Dumani

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 11:07
Altin Dumani

Kreu i SPAK Altin Dumani tregoi sot se kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokurorë për shkak të detyrës, ishte një nga ‘pengjet’ e tij.

I ftuar në një program televiziv Dumani tha se kjo është diçka që e mundon, por pavarësisht vështirësive, ai e konsideron këtë si një punë që ka zgjedhur ta bëjë dhe do ta vazhdojë me përkushtim deri ditën e fundit që do të jetë në krye të institucionit.

“Kur shkoj nga shtëpia për në punë, nga dritarja e automjetit shikoj njerëzit që lëvizin lirshëm.

Dikush vrapon për të shkuar në punë, dikush për të çuar fëmijën në shkollë… Dhe më vjen pyetja: A do vijë ajo kohë kur unë, familja ime, kolegët e mi, të lëvizim pikërisht me këtë liri”, tha Dumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat