Pedagogia Ilirjana Kuçana, e ftuar në një program televiziv foli për fenomenin e rritjes së dhunës dhe agresivitetit nëpër shkolla, duke iu referuar edhe rastit më të fundit kur një 14 vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga një bashkëmoshatar.
“Është ngjarje e paralajmëruar, pasi disa ditë më përpara në shkollën e Fushë Krujës, bashkëmoshatari i tij theri në qafë një nxënës. Dy janë shtyllat bazë të shoqërisë, familja dhe shkolla.
Të dyja këto shtylla janë në rrezik. Është këmbanë alarmi, e kemi thënë dhe duhet ta themi se fokusi nuk është as të familja, as te shkolla. Është një ngjarje që vjen në çdo familje që ka një fëmijë në shkollë, në universitet…që ka fëmijë për ta rritur në një vend të pasigurtë siç është Shqipëria.”,- tha ajo.
Me tëj Kuçana foli edhe për rolin e psikologut apo shërbimeve sociale në shkolla. Ajo theksoi se sot mësuesi dhe psikologu në shkolla është zëvendësuar me patronazhistë. Ngjarja e Martinit është një ngjarje që tregon se kanë çeduar disa hallka, por më kryesorja ka rënë sistemi.
Institucionet nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi, ato nuk e kryejnë rolin e tyre. Ne pamë një grup ministresh se si reaguan kur u kërkua një minutë heshjte për atë djalë, se di si mund të reagosh ashtu (qeshësh) kur je edhe vetë nënë. Ata janë modeli, analfabetë, të fortë etj.
Për iniciativën e Ramës për mbylljen e rrjeteve sociale, Kuçana theksoi se përgjegjës është kryeministri me modelin që ka ofruar.