Aksidenti me tre të plagosur në Belsh, arrestohet 21 vjeçari që drejtonte automjetin

Shqipëria

Aksidenti me tre të plagosur në Belsh, arrestohet 21 vjeçari që drejtonte automjetin

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Arrestohet 21 vjeçari Henrik Xherimeja për aksidentin e shënuar të premten në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”.

21 vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Për pasojë mbeti i plagosur vetë ai dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin H. Xh., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat