Arrestohet 21 vjeçari Henrik Xherimeja për aksidentin e shënuar të premten në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”.
21 vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Për pasojë mbeti i plagosur vetë ai dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin H. Xh., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga.
Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.