Berisha takim online me drejtuesit e qarqeve, njofton orën për protestën e të martës

Shqipëria

Berisha takim online me drejtuesit e qarqeve, njofton orën për protestën e të martës

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 14:20
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike do t’i përgjigjet me protestë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Protesta do të mbahet më datë 26 nëntor, të martën, ashtu siç ishte njoftuar dhe në orën 17:00, orar që u bë i ditur ditën e sotme. “Është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha, një ditë më parë.

Më vonë sot, në orën 18:00 ish-kryeministri do të mbledhë në një takim virtual drejtuesit kryesorë politikë të qarqeve, për të diskutuar në lidhje me protestën.

Sali Berisha nuk pajtohet me vendimin e trupës se gjyqtarëve kushtetues, që i dhanë më shumë të drejtë SPAK kur vendosi të anashkalojë Kuvendin për masat e para shtrënguese të marra ndaj tij, atë të detyrimit te paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit edhe pse këtë të fundit, Kushtetuesja e vlerësoi si jo proporcionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat