Analisti Namir Lapardhaja foli në një studio televizive për intervistën e mbrëmshme të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Lapardhaja më herët shkruajti dhe një shkrim duke vlerësuar Dumanin për fisnikëri në përgjigje të sulmeve nga politika, Meta dhe Berisha.
‘Ai është shkrim nuk është vetëm për intervistën e mbrëmshme por në vazhdën e punës deritashme të SPAK në drejtimin e Dumanit. Përgjatë kësaj kohe ka pasur sulme disproporcional në adresë të Dumanit nga politika dhe subjektet e hetimit të SPAK. Këto subjekte janë investuar edhe me njerëzit e tyre në media duke na portretizuar një Duman nga epitetet më të ulëta dhe si mashë e qeverisë. Për të dhënë kontrastin me çka është dhënë kam zgjedhur dhe atë titull ‘Fisnik Dumani’ për ti dhënë kontrast me epitetet negative që i janë vënë. Sa e drejtë dhe e vërtetë dhe e mbështetur në ligj është puna e SPAK duhet parë kush e sulmon SPAK.’
Lapardhaja thekson se Dumani është i pakorruptueshëm dhe është një fat për shoqërinë shqiptare.