Berisha porosit drejtuesit e degëve të kryeqytetit: Ta bëni natën ditë! Tirana duhet të ziejë të martën

Shqipëria

Berisha porosit drejtuesit e degëve të kryeqytetit: Ta bëni natën ditë! Tirana duhet të ziejë të martën

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 21:39
Foto nga takimi virtual

Ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të protestës që do të mbahet më 26 nëntor, ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një takim virtual me kryetarët e degëve të Tiranës.

Berisha u ka kërkuar mobilizim, duke u thënë se nuk duhet të humbasin asnjë minutë.

“Kërkohet shumëfishim i mobilizimit tonë. Patë mendime se e marta është shpejt, ju them të vërtetën; e marta është vonë. Tani kushton çdo sekondë, çdo minute dhe çdo orë në betejë tonë. Ndaj dhe ditën e martë, në orën 5, Tirana në duart e qytetarëve.

Çdo orë që humbasim është e pafalshme. Koha na fton për sakrifica, guxim, revoltë dhe mosbindje civile. Askush përveç nesh s’mund ta bëjë. Ne jemi shpresa e fundit. Është radha jonë.

Drejtuesit e degëve të Tiranës duhet të bëni natën ditë. Tirana duhet të ziejë nga revolta. Biznesmenë, nxënës, studentë, pensionistë, që të gjithë duhet të kalojnë në mosbindje civile”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat