Presidenti Begaj uron Pavarësinë nga Sheshi në Vlorë: Gëzuar Ditën e Flamurit

Shqipëria

Presidenti Begaj uron Pavarësinë nga Sheshi në Vlorë: Gëzuar Ditën e Flamurit

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 11:30
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, nga sheshi i Flamurit në Vlorë u ka uruar shqiptarëve festën e Pavarësisë.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.”, shprehet Begaj.

Sot në Shqipëri festohet Dita e Pavarësisë, dita kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.

Shqiptarët sot kujtojnë dhe nderojnë ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat