Gjirokastra feston Ditën e Flamurit, turistët nga e gjithë bota në qytetin e gurtë

Shqipëria

Gjirokastra feston Ditën e Flamurit, turistët nga e gjithë bota në qytetin e gurtë

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 16:58
Turistët e huaj

Gjatë ditës së sotme Gjirokastra ka mirëpritur turistë dhe vizitorë të shumtë. Turistët e huaj dhe ata vendas kanë preferuar të kalojnë Festën e Shpalljes së Pavarësisë në qytetin e gurtë.

Falë edhe motit me diell turistët kanë shëtitur përgjatë rrugëve të kalldrëmta ndërsa kanë vizituar pazarin karakteristik, kështjellën dhe muzeumet.

“E dinim më përpara që sot është Dita e Pavarësisë së vendit tuaj, këtu është një pamje e bukur që po më pëlqen, rrugët të zbukuruara, me të vërtet ishim kurioze të shikojmë sesi shqiptarët festojnë”, thotë një turiste.

“Menduam që me rastin e festës së 28 Nëntorit të bëjmë një vizitë në qytetin historik të Gjirokastrës po vizitojmë Qafën e Pazarit, ka mjaft gjëra interesante më pas do të shkojmë edhe në Përmet dhe Korçë”, shprehet një tjetër.

Turizmi historik përgjatë këtij viti ka tërhequr një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj në Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat