“Ma keni nxirë jetën…”/ Borxhi 1.2 mln lekë, si u njoh vajza e 60-vjeçares dhe çfarë pretendon zonja

Shqipëria

“Ma keni nxirë jetën…”/ Borxhi 1.2 mln lekë, si u njoh vajza e 60-vjeçares dhe çfarë pretendon zonja

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” janë trajtuar raste nga më të ndryshmet duke filluar nga problematikat familjare e deri te vrasjet makabre.

E tillë është historia që u trajtua vetëm pak kohë më parë ku një 60-vjeçare rrëfeu se është mashtruar dhe gënjyer nga një kolege pune në një biznes privat në kryeqytet.

60-vjeçarja rrëfeu se djali i saj kishte marr eksplus dhe mikesha e saj i premtoi kundrejt një shume parash që ta njoftonte me një avokate, e cila do ti jepte zgjidhjen e duhur. Pikërisht këtu nisi zanafilla se përveç parave shoqja e saj i mori asaj edhe bizhuteri me vlerë të madhe duke u shtirur si nje person shumë i varfër.

Vajza e 60-vjeçares ka rrëfyer se si mori vesh që e ëma e saj kishte një hall, nisur nga fakti se i kishte dhënë shoqes një shumë prej 1.2 mln lekësh, ndërsa për këtë shumë nuk ishin në dijeni familjarët.

“Nëna kishte stres, e çuam te doktori u vizitua, më pas më rrëfeu atë që kishte ndodhur”, tha vajza e 60-vjeçares.

Drejtuesja e emisionit “Me zemër të hapur” ka tentuar disa herë të lidhet me zonjën, e cila ka marrë shumën e parave nga 60-vjeçarja.

Kjo e fundit i ka dhënë shumën e parave shoqes në fjalë pa i thënë gjë bashkëshortit apo djalit, edhe pse bëhej fjalë për heqjen e ekspulsit të këtij të fundit.

“Mua ma keni nxirë jetën ju”, tha zonja, duke iu referuar faktit se kishte dalë në emision.

Vajza e 60-vjeçares tha se nga kontaktet që ka pasur zonja i ka thënë “po ma nxini jetën, po punoj për Ju”.

Vajza pretendon se ka të gjitha bisedat me mesazhe dhe me regjistrim, por avokati i pranishëm në studio i tha se “lekët janë dhënë cash në dorë, jo me dokument”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat