Humbi vajzën një vit më parë, dedikimi prekës i kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo

Shqipëria

Humbi vajzën një vit më parë, dedikimi prekës i kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 20:27
Vangjel Tavo me vajzen e tij

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka ndarë një dedikim prekës për të bijën e tij, Evën, e cila humbi jetën një vit më parë për shkak të një aksidenti rrugor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tavo ka ndarë një foto të vajzës së tij të veshur si engjëll, duke shkruar se sa shumë ndihet mungesa e saj.

“Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt!

Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta.”, shkruan Vangjel Tavo për të bijën.

Eva Tavo, vetëm 24 vjeç, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor 2023 në një aksident automobilistik në Maqedoninë  e Veriut.

E reja ishte pasagjerë në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit.

Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00, dhe u përmbys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat