Vendi është përfshirë nga reshje shiu. Gjatë natës si pasojë e reshjeve është bllokuar edhe nënkalimi në Fushë Mamurras.
Reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë edhe në orët e para të mëngjesit, duke krijuar probleme në autostradën Milot – Qafë Kashar pranë nënkalimit në Fushë Mamurras.
Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla. Niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.
Ndërkohë pritet ndërhyrja nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit për pastrimin e mbetjeve.