Porja jep parashikimin ‘bombë’ për motin në fundjavë, çfarë do ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Porja jep parashikimin ‘bombë’ për motin në fundjavë, çfarë do ndodhë me temperaturat

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 09:57
Lajda Porja

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavë. Vendi pritet të shoqërohet nga vranësira e reshje shiu.

“Një sistem vranësirash ka përfshirë territorin gjatë natës. Në zonat veriore në orët e para të mëngjesit, veriu dhe qendra kanë pasur rrebeshe shiu. Parashikohet që moti të mbetet i paqëndrueshëm. Në mesditë problematike situatë pritet të jetë në veri dhe në qendër, ndërsa në mesditë rrebeshet e shiut do të spostohen në zonat jugore dhe juglindore. Ditën e shtunë dhe të diel ka një ulje të intensitetit të reshjeve. Në zonat malore pritet të ketë reshje bore.

E shtuna dhe e diela do të jenë të paqëndrueshme. Sonte gjatë natës dhe përgjatë fundjavës do të kemi rënie të temperaturave, pasi do të ketë një depërtim të një mase të ftohtë, me origjinë verilindore, duke sjellë rënie të temperaturave duke bërë që të shënohet në -2 gradë në zonat malore dhe maksimalet deri në 16 gradë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje të shiut. Të shtunën dhe të diel pritet të ketë reshje borë, më së shumti në Kosovë gjatë të shtunës. Temperaturat do të arrijnë deri në -4 gradë gjatë të shtunës dhe të dielës, ndërsa maksimalet do të jenë jo më shumë se 7 gradë. Maqedonia e Veriut do të reshje më të dendura të premte, reshje dëbore të shtunën dhe më pak reshje ditën e diel”, tha ndër të tjera Lajda Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat