U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Shqipëria

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Luis Meçja, 14-vjeçari që u plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra shoku i tij Martin Cani, ka dalë nga spitali. 

Ata u goditën me thikë nga një moshatar i tyre, Mario Prelleshaj, i cili tashmë është arrestuar nga policia dhe ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, i plagosuri prendendon se ka dy autorë, por Policia e mohon një gjë të tillë.

Përmes një komunikate zyrtare, Policia ka se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat