Në Gjirokastër festimet në kuadër të 29-Nëntorit, 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut kulmuan me inaugurimin e bustit të dy Heroinave të Popullit, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.
Vepra e skulptorit Ksenofon Kostaqi është vendosur në mjediset e rikonstruktuara të sheshit “Çerçiz Topulli” në zonën muzeale të qytetit.
Në qendër të aktiviteteve të kësaj dite ishte vlerësimi i rezistencës antifashiste dhe kontributit të zonës së Gjirokastrës në çlirimin e vendit në Luftën e Dytë Botërore.
Në këtë kuadër, këtë përvjetor të 80-të të Çlirimit, u shpërndanë edhe tituj nderi për disa prej veteranëve pjesëmarrës në LANÇ.