80-vjetori i Çlirimit, festime në Gjirokastër, inaugurohen bustet e dy Heroinave të Popullit

Shqipëria

80-vjetori i Çlirimit, festime në Gjirokastër, inaugurohen bustet e dy Heroinave të Popullit

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Në Gjirokastër festimet në kuadër të 29-Nëntorit, 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut kulmuan me inaugurimin e bustit të dy Heroinave të Popullit, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.

Vepra e skulptorit Ksenofon Kostaqi është vendosur në mjediset e rikonstruktuara të sheshit “Çerçiz Topulli” në zonën muzeale të qytetit.

Në qendër të aktiviteteve të kësaj dite ishte vlerësimi i rezistencës antifashiste dhe kontributit të zonës së Gjirokastrës në çlirimin e vendit në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë kuadër, këtë përvjetor të 80-të të Çlirimit, u shpërndanë edhe tituj nderi për disa prej veteranëve pjesëmarrës në LANÇ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat