80-vjetori i çlirimit, përkujtohen në Berat dëshmorët, kurora dhe buqeta me lule në lapidarin kushtuar dëshmorëve.
29 nëntori, dita e çlirimit të vendit është përkujtuar edhe në qytetin e Beratit.Të rënët në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare janë nderuar sot nga qytetarët beratas,nga pushtetarët vendor dhe veteranët.
Në tingujt e bandës frymore, ata kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve, për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë. Më pas,të gjithë të pranishmit kanë ecur rreth varrezave, duke nderuar një e nga një dëshmorët e LANÇ-së.
Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo ka theksuar në fjalën e tij se, sot është një ditë e veçantë, është 80-vjetori i çlirimit të vendit.Sot-ka thënë ai-duhet që me përulje të tregojmë respektin maksimal për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre,për të pasur ne sot një Shqipëri të lirë dhe më të mirë. Demo ka thënë se brezi i ri duhet ta vlerësojë këtë sakrificë të dëshmorëve dhe të eci në gjurmët e tyre.
Në Berat kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit 350 dëshmorë në LANÇ.