“Dimri i fundit”, Blushi në Kukës: Nga viti i ardhshëm do kemi vetëm “Pranverë” lirie e demokracie

Shqipëria

“Dimri i fundit”, Blushi në Kukës: Nga viti i ardhshëm do kemi vetëm “Pranverë” lirie e demokracie

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 17:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka zgjedhur Kukësin në ditën e çlirimit të vendit, për të takuar drejtuesit e strukturave të Partisë së Lirisë, nga ku njoftoi edhe përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Ndamë bindjen se vetëm përshkallëzimi i aksionin tonë opozitar, protestat e fuqishme, mosbindja civile dhe takimet derë më derë në çdo shtëpi, në çdo lagje të Kukësit, Tropojës e Hasit dhe në çdo fshat të këtij Qarku do t’i shkurtojë ditët Narkoshtetit që e ka shpopulluar dramatikisht dhe ka varfëruar në ekstrem këtë trevë patriotike, simbol të qëndresës e vlerave kombëtare dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim”, tha Blushi.

Ai shprehu mirënjohje për të gjitha sakrificat dhe angazhimin e palodhur të tyre si edhe të çdo anëtari të Partisë së Lirisë në Kukës, Tropojë e Has, për zgjerimin tonë të pandalshëm dhe për vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona madhore për 4 milion shqiptarë plus.

Blushi theksoi se për Kukësin dhe Shqipërinë ky do të jetë “dimri i fundit” për narkoregjimin, duke theksuar se nga viti i ardhshëm të 4 stinët do të jenë pranverë demokracie dhe lirie.

“Edhe pse në një ditë feste, Kukësi ishte sot si përherë pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, me rrugë të bllokuara nga moti i keq, me infrastrukturë të amortizuar, totalisht i braktisur dhe në harresë nga pushteti qendror e lokal i “Rilindjes” që si fokus të vetëm ka zhvatjet e përbindshme të taksave dhe jo shërbimin me dinjitet ndaj qytetarëve”, thekson Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat