U gjet e pajetë banesë, zbulohet letra që 26-vjeçarja ruse u la familjarëve/ Zbardhen detajet

Shqipëria

U gjet e pajetë banesë, zbulohet letra që 26-vjeçarja ruse u la familjarëve/ Zbardhen detajet

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një shtetase ruse, 26 vjeç, u gjet e vetëvarur në banesën që kishte marrë me qira në plazhin e Durrësit. Trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme, ndërsa në njoftimin e policisë thuhej se shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe, u gjet e vetëvarur në  derën e dhomës së gjumit.

Gazetarja e News24, Klodjana Haxhiaj, duke zbardhur detaje mbi ngjarjen e rëndë, thotë se shtetasja ruse kishte ardhur në Shqipëri dy javë më parë, ndërsa kishte marrë me qira përmes BNB një banesë në plazhin e Durrësit, nga një shtetase çeke.

Gazetarja bëri të ditur se viktima ka lënë një letër për familjarët e saj, ku i kërkonte falje, ndërsa referuar burimeve policore, mësohet se ajo ka pasur një gjendje të rënduar psikologjike. Pikërisht kjo dyshohet se e ka shtyrë 26-vjeçaren ruse, e cila ishte në proces divorci nga bashkëshorti i saj, të ndërmerrte aktin final, atë të vetëvrasjes.

Pritet që trupi i pajetë i 26-vjeçares, t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën e vdekjes.

Trupi u gjet nga pronarja e banesës shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat