Zgjidhet dilema e votimit elektronik/ Celibashi zbulon detajet: Ja ku del rezultati i zgjedhjeve

Shqipëria

Zgjidhet dilema e votimit elektronik/ Celibashi zbulon detajet: Ja ku del rezultati i zgjedhjeve

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Zgjidhet edhe çështja e votimit elektronik.

Vetëm një qark do të ketë mundësinë të votojë me pajisje dixhitale dhe ky nuk është as qarku i Durrësit, as i Elbasanit, siç ishte menduar në fillim, por qarku i Tiranës.

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, e konfirmoi vendimin gjatë intrevistës televizive.

“Po përpiqemi t’i sjellim të gjitha palët në idenë që qarku i Tiranës, për të gjitha karakteristikat që ka, të zhvillojë votimin elektronik. Kishim preferuar që të zhvillohej në 4–5 qarqe të tjera, por për kohën që ka mbetur në dispozicion nuk kemi më mundësi dhe kemi menduar që të jetë qarku i Tiranës, ku mund të zhvillohet votimi elektronik, pasi krijon edhe mundësi më të mira për administrimin, mbikëqyrjen e procesit nga ana e KQZ-së,” u shpreh z. Celibashi.

Përparësia kryesore e votimit elektronik është shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit. Për shkak të rëndësisë dhe përqendrimit më të madh të vëmendjes, Tirana ka patur shpesh zvarritje dhe bllokime, por kjo nuk do të ndodhë më.

“Rezultati në këtë mënyrë do të merret vesh për gati 1 orë ose 1 orë e gjysmë pasi të mbyllet procesi i votimit,” thotë kreu i KQZ-së.

Ka një kontestues kryesor për votimin elektronik, që është Partia Demokatike, por edhe pse i jep një të drejtë në ankimin e saj, zoti Celibashi nuk lë shteg për të hedhur dyshime për integritetin e pajisjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat