Një zjarr përfshiu magazinën e këpucëve në fshatin Shullaz të Kurbinit mbrëmjen e djeshme. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Sipas informacioneve nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi flakët në magazinë.
Për më shumë se tre orë disa mjete zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e zjarrin dhe për të mos lejuar flakët të përhapeshin në objekte të tjera.
Ndërkohë sipas informacioneve grupi hetimor ka grumbulluar prova për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.