Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim” ka diskutuar në lidhje me jetën e shqiptarëve të kthyer në Atdhe për të jetuar.
Ai ka theksuar se sipas tij në vendin tonë punohet për të jetuar dhe nuk jetohet për të punuar, duke nënvizuar rëndësinë e jetës sociale.
Rama ka rikujtuar edhe një herë historinë e personit që ka bërë shoferin për të në takimin me diasporën në Londër rreth një javë më parë, i cili kishte shkuar në Angli me kamion dhe sot kishte një biznes të vetin.
“Isha në Londër, një superdjalë që bëri shoferin për mua, kishte shkuar me kamion nga Malësia e Madhe.
Më tha kur dola nga kamioni dhe pash qiellin e dija që arrija e s’dija ku të shkoja. Sot kishte kompani sigurimi me punonjës nga të gjithë nacionalitetet, Më tha, fëmijët i shoh dhe shijoj për pak kohë ditën e dielë.
Këtu duhet të bësh 2 punë që të mund të marrësh frymë normal, dhe normalja është që nuk ke jetë sociale.
Kjo jeta sociale nuk është gjë e vogël, sepse nuk do të marrim gjë në botën tjetër dhe vitet ikin.
Në Shqipëria është puno për të jetuar, jashtë është jeto për të punuar”, u shpreh Rama.