Dosja “Toyota Yaris”, Sali Berisha: Kam dokumente për politikanë të lartë direkt të implikuar!

Shqipëria

Dosja “Toyota Yaris”, Sali Berisha: Kam dokumente për politikanë të lartë direkt të implikuar!

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 14:15
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se disponon dokumentet për politikanë të lartë të implikuar direkt në dosjen “Toyota Yaris”.

Ish-kryeministri deklaroi se do t’i bëjë publike dokumentet me emrat e politikanëve, që sipas tij, janë të përfshirë.

Berisha theksoi se “ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre”.

“Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon.

Kurse ai është kreu i një organizate kriminale se fle mbi to. Fle mbi to se e kanë kapur mat me Ymer Lalën, për arsye se Luftar Reçi e ka denoncuar Ymer Lalën për vrasje dhe zotëria e tij në 19 pyetje si ka bërë asnjë pyetje për vrasjen dhe e ka ekzauruar nga vrasja.

Pra ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat