Dardha mbledh skiatorët/ Pushime në Korçë në fundjavën me borë

Shqipëria

Dardha mbledh skiatorët/ Pushime në Korçë në fundjavën me borë

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 16:14
Dardhë

Vizitorë të shumtë iu drejtuan Dardhës këtë fundjavë për të shijuar pamjen piktoreske të fshatit turistik i zbardhur nga bora.

Dardha mbetet gjithnjë destinacion i preferuar i dimrit për qytetarët nga Tirana dhe zonat e tjera të vendit.

I tërheq jo vetëm natyrë, por edhe gatimet tradicionale si dhe mikrpritja e baorëve të fshatit.

“Nga Tirana vi, po korcare jam. Vimë shumë herë në vit. Kënaqemi shumë. S’ka si Korça”.

“Unë vi për herë të parë. Jemi të organizuar me një guidë. Rruga ishte shumë e bukur”.

“Vijmë nga Durrësi. Mrekulli, ditë e bukur. mikpritja, gatimet, gjithcka. Është hera e parë që vi”.

Pavarësisht reshjeve të borës, rruga drejt Dardhës dhe fshatit tjetër turistik, Voskopojës janë të kalueshme normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat