Goditja e grupit të Suel Çelës, paralajmëron gazetarja Lala: Në të ardhmen mund të kemi politikanë që do të merren në pyetje

Shqipëria

Goditja e grupit të Suel Çelës, paralajmëron gazetarja Lala: Në të ardhmen mund të kemi politikanë që do të merren në pyetje

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 17:45
Klodiana Lala

Klodiana Lala ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të kemi politikanë që do të merren në pyetje nga SPAK, pas goditjes së grupit të Suel Çelës, ku figurë kyçe në trafikun e drogës ishte biznesmeni Bujar Shega.  

Ajo tha në studion e emisioni “Kjo Javë” se Shega ishte person me lidhje të forta me politikën dhe kishte përfituar tendera publike.

“Pjesë e organizatës për trafikimin e lëndës narkotike ishin disa persona me lidhje shoqërore me Suel Çelës që kishin rolet e tyre. Më kryesor në aktivitetin e trafikut të drogës del Bujar Shega që në Shqipëri njihet si biznesmen, kishte fituar tendera publike, me lidhje të forta me politikën.

 Në të ardhmen mund të kemi politikanë që mund merren në pyetje ose të hetohen nga SPAK. Ose zyrtarë të administratës që kanë firmosur tendera në favor të tij. Bujar Shega duhet parë si një figurë kryesore e krimit të organizuar”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat