“Diplomacia nuk është një reality show”/ Djegia e flamurit shqiptar, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni: Po ndjekim situatën

Shqipëria

“Diplomacia nuk është një reality show”/ Djegia e flamurit shqiptar, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni: Po ndjekim situatën

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 22:54
Denion Meidani

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka bërë një reagim në lidhje me djegien e flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. 

Në postimin e tij në Facebook, ai shkruan se po e ndjekin nga afër situatën dhe se po veprojnë në përputhje me praktikën diplomatike.

Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike.

Diplomacia nuk është një reality show; marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket. Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë”, ka shkruar Meidani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat