Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në aksin rrugor Morinë-Kukës, në afërsi të vendit të njohur si “Ish-Uzina e Bakrit”, pas kalimit të urës mbi lumin Luma.
Një makinë tip Golf, me ngjyrë blu dhe pa targa ka dalë nga rruga, duke u përplasur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.
Në momentin e aksidentit janë aktivizuar airbag-ët e mjetit, ndërsa dy gomat e përparme janë dëmtuar. Makina ka pësuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar.
Policia rrugore dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit mendohet se ka braktisur makinën pas aksidentit dhe po punohet për ta identifikuar.