Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, teksa ka qenë i dehur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Brataj, në Selenicë të Vlorës, ku dyshohet se 53-vjeçari ka pasur një konflikt me një person, për motive të dobëta.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.