Prej mesnatës janë ndërprerë reshjet e borës në Dibër. Reshjet më të shumta kanë qenë në territorin e Bashkisë Dibër ku trashësia në qytetin e Peshkopisë arriti në 15 cm ndërsa në zonat malore si Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta dhe Lura trashësia kalon mbi 30 centimetra.
Situata rrugore është përmirësuar ndjeshëm dhe kalimi bëhet pa probleme pa zinxhirë.
Në akset rrugore Peshkopi – Bulqizë – Tiranë dhe Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës, automjetet mund të lëvizin pa zinxhirë.
Ndërsaa aksi rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë – Librazhd është i kalueshëm, me zinxhirë pjesërisht.
Ndërkaq, po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave të thella, dhe qendrave të njësive Administrative.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore drejt spitalit rajonal Dibër.
Situata energjitike vijon pa probleme, me përjashtim të 4 fshtrave ku si pasojë e ngarkesës së borës në degët e pemëve ka pasur stakim të energjisë por po punohet për rikthimin e shpejtë të saj.