Ndërpriten reshjet e borës në Dibër, akset rrugore të kalueshme

Shqipëria

Ndërpriten reshjet e borës në Dibër, akset rrugore të kalueshme

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 09:12
Dibër

Prej mesnatës janë ndërprerë reshjet e borës në Dibër. Reshjet më të shumta kanë qenë në territorin e Bashkisë Dibër ku trashësia në qytetin e Peshkopisë arriti në 15 cm ndërsa në zonat malore si Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta dhe Lura trashësia kalon mbi 30 centimetra.

Situata rrugore është përmirësuar ndjeshëm dhe kalimi bëhet pa probleme pa zinxhirë.

Në akset rrugore Peshkopi – Bulqizë – Tiranë dhe Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës, automjetet mund të lëvizin pa zinxhirë.

Ndërsaa aksi rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë – Librazhd është i kalueshëm, me zinxhirë pjesërisht.

Ndërkaq, po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave të thella, dhe qendrave të njësive Administrative.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore drejt spitalit rajonal Dibër.

Situata energjitike vijon pa probleme, me përjashtim të 4 fshtrave ku si pasojë e ngarkesës së borës në degët e pemëve ka pasur stakim të energjisë por po punohet për rikthimin e shpejtë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat