Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 12:05
Policia shqiptare

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin me A. H., 30 vjeç, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat