Deputeti i PD Edi Paloka ka komentuar në Euronews Albania zhvillimet e fundit politike në vend, aksionin opozitar pas lirimit të kreut të PD-së Sali Berisha nga masa e arrestit në shtëpi si dhe përgatitjet e opozitës për zgjedhjet e vitit 2025.
Paloka tha se mbështetja ndërkombëtare për PD është rikthyer fuqishëm menjëherë pas fitores së zgjedhjeve në SHBA nga presidenti i ri Trump, duke kujtuar se ishin zero ata që besonin se Sali Beridha do të lirohej nga masa e arrestit.
Ai tha se Rama nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare dhe kur individë të ndryshëm bënin deklarata në mbështetje të tij kanë qenë mendimet e tyre personale, të personazheve që blihen por sipas Palokës insitucionet nuk blihen.
“Që nga fitorja e presidentit Trump në SHBA hapat që kanë ardhur kanë qenë shumë thelbësor dhe domethënës. Sali Berishën e liruan të detyruar, pasi do e lironte “Strasburgu”. Dalja e tij nga arresti shtëpiak i jep një tjetër frymë aksionit opozitar i cili do të intensifikohet dhe fryma do të jetë edhe më pozitive nga tani e mbrapa.