Kriminaliteti tek të miturit/ Psikologët: Komunikimi në familje dhe shkollë, i rëndësishëm

Shqipëria

Kriminaliteti tek të miturit/ Psikologët: Komunikimi në familje dhe shkollë, i rëndësishëm

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Kushtet e vështira ekonomike, shfrytëzimi në moshë të vogël nga familja apo jashtë saj, marrdhëniet seksuale apo braktisja nga familjarët janë disa nga shkaqet kryesore që fëmijët nën apo mbi 14 nuk socializohen dhe janë të vështirë për tu menaxhuar nga familja, shkolla, apo psikologu.

Elidon Shehu, psikologu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës rendit për ABC news disa nga faktorët që shtyjnë të miturit drejt krimeve

Shifrat tregojnë ndërgjegjësim dhe ulje të rasteve ku të miturit janë kryefjalë e incidenteve apo përplasjeve me njëri tjetrit ku nuk mungojnë as ato me balance tragjike, por i kujt është roli kryesor dhe çfarë mund të bëjmë për të përmirsuar marrëdhëniet e adoleshentëve me njëri- tjetrin por edhe me institucionet zinxhir.

Viti 2023

18 raste të marrëdhënieve seksuale me të mitur nën dhe mbi 14 vjeç.

33 raste të braktisjes së të miturve

85 raste ku të miturit janë keqtrajtuar, përfshi marrëdhëniet brenda dhe jashtë familjes.

3 raste të shtyrjes së të miturve në krime

122 raste ku fëmijët janë dhunuar nga familja

Viti 2024

13 raste të marrëdhënieve seksuale me të mitur

35 raste të braktisjes dhe shfrytëzimit të të miturve

14 raste të keqtrajtimit të të miturve

1 rast i shtyrjes së të miturve në krim

98 raste ku të miturit janë dhunuar në familje 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat