Lojëra fati në lokalet e Tiranës, arrestohen 3 persona

Shqipëria

Lojëra fati në lokalet e Tiranës, arrestohen 3 persona

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 12”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: R. M., 23 vjeç, L. A., 19 vjeç, dhe A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. R., B. V., dhe F. Zh.

6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 3 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat