Reshje shiu e bore në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se në rajonin e Korçës gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në formë shiu dhe dëborë e pakët në zonat malore mbi 1300 metër.
Në rrugën e Dardhës nga kilometri 9- 14 ka pasur reshje bore, ku u punua për mirëmbajtjen dimërore.
Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore.