Administrimi i zgjedhjeve/ Kreu i KQZ: Përjashtimi i partive nga procesi, do ishte gabim i madh

Shqipëria

Administrimi i zgjedhjeve/ Kreu i KQZ: Përjashtimi i partive nga procesi, do ishte gabim i madh

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 10:45
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se do ishte gabim, që partitë politike të përjashtoheshin nga procesi i administrimit të zgjedhjeve.

Përjashtimi i tyre tha ai do të shkaktonte probleme të tjera, në raport me pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë një peshë shumë të madhe në administrimin e procesit zgjedhor dhe e vërteta është se eksperienca e të paktën e  këtyre 30 viteve të fundit, ka treguar një dispropocion të madh ndërmjet të drejtës që partitë kanë për të qenë palë në nivel të dytë dhe të tretë dhe me përgjegjësinë që ata reflektojnë në këtë proces, por në gjykimin tim krejt personal, të paktën në situatën politike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria, partitë politike të përjashtohen tërësisht nga administrimi, mendoj se do bënim një gabim të madh, nëse partitë do të shmangeshin tërësisht dhe do thërrisnim vetëm nëpunës civilë.

Aktorët politikë nëse nuk jenë prezentë, e vështirë se do pranonin rezultatin e zgjedhjeve. Do duhet jo vetëm partitë, por ka ardhur koha, që partitë të jenë, të kenë kontributin e tyre, por do duhet që në këtë proces do duhet të jenë të angazhuar edhe, persona që nuk vijnë nga zyrat e partive”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat