Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura dëbore ditët e fundit, veçanërisht në veri të Shqipërisë.
Lidhur me situatën në vend ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
Rama apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet, për të shmangur aksidentet.
Ndërkohë që njofton se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.
“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet”, shkruan Rama.