Bruci: Regjistrimi i emigrantëve nis më 11 janar, përfshirja e tyre me rëndësi që të arrijmë objektivin tonë

Shqipëria

Bruci: Regjistrimi i emigrantëve nis më 11 janar, përfshirja e tyre me rëndësi që të arrijmë objektivin tonë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 13:44
Zerina Bruci

Zerina Bruci sekretare për Diasporën në PS në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për votën e Diasporës dhe rëndësinë e saj në zgjedhjet e 2025. Ajo shpjegoi edhe mënyrën e regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke thënë se regjistrimi ka dy muaj kohë.

“Ajo që ka rëndësi të theksohet është se dy janë momentet kyçe, është dokumenti i identifikimit ku qytetari mund të regjistrohet dhe dokumenti i adresës ku banon. Ata mund të regjistrohen nëpërmjet pasaportës ose kartës së identifikimit. Në fund të procesit duhet të kenë një mjet identifikimi të vlefshëm. Brenda vendit kemi datën 11 maj, ndërsa për votuesit jashtë nuk është një dit, por me një afat kohor. KQZ ka miratuar vendimin që detajon listën e plotë të dokumenteve për të deklaruar adresën e vendbanimit, apo çdo dokument tjetër që ka vlerë juridike ku identifikohet adresa vendbanimit”, tha Bruci.

Ndërsa i ndal te platforma “Deputeti që Duam” theksoi se ka një interes shumë të lartë dhe nga qytetarë jashtë vendit

Në platformën deputeti që duam po vëmë re se ka qytetarë të ndryshëm që jetojnë jashtë dhe duan të jenë pjesë e parlamentit shqiptar të 2025. Një shprehje e vullnetit për të vendosur një standard të ri. Ka qenë e pritshme ky rezultat, por jo në këto përmasa, por kemi arritur të shohim dëshirën e madhe për të dhënë një kontribut në Shqipëri. Për ne është një motivim për t’i afruar dhe për t’i angazhuar ata. Puna për zgjedhjet e 2025 në PS ka nisur prej shumë kohësh, diaspora ka një rëndësi shumë të madhe. Edhe ata e shohin PS si një mënyrë për të çuar vendin përpara. Ne po ashtu vëmë re se kemi identifikuar 1.6 milion shqiptarë votues që është në Diasporë. Përfshirja e tyre është mënyra e vetme që ne të arrijmë objektivin tonë “Shqipëria 2030”, tha më tej ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat