Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

Shqipëria

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 13:48
Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka kthyer në SPAK dosjen “Buka”, ku ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat Prokurorisë së Posaçme për të plotësuar hetimet lidhur me këtë çështje.

Për dosjen “Buka” është vendosur nën hetim ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ku akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.

Ditën e sotme ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO.

Prokurori i çështjen Elvin Gokaj ka afat deri në datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.

Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar privatizimin nga biznesmeni Lirim Fezollari të shoqërisë “Buka sha”, ku tashmë ndodhet kompleksi ‘Emerald’ tek rruga “5 Maji” në Tiranë, në zonën e “Medresesë”.

Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat