Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në pranga u vendos shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Shijak, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata. Po ashtu u arrestua edhe K. B., 33 vjeç, banues në Rreth Shijak, i cili gjithashtu ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Pas arrestimit, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasit:
L. T., 25 vjeç, banues në Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
K. B., 33 vjeç, banues në Rreth Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.