Sëmundja e shekullit të kaluar, vijojnë të shënohen raste të reja me HIV/AIDS në Shqipëri

Shqipëria

Sëmundja e shekullit të kaluar, vijojnë të shënohen raste të reja me HIV/AIDS në Shqipëri

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

E cilësuar si sëmundja e shekullit të kaluar, HIV/AIDS vijon ende të shënojë raste të reja për çdo vit, megjithë sensibilizimin dhe fushatat e herëpashershme që janë bërë.

Në Elbasan, autoritetet e shëndetit publik njoftojnë se gjatë këtij viti janë regjistruar 9 raste të reja me HIV/AIDS, ndërsa apelojnë për testime të vazhdueshme për ta kapur në fazat e para këtë sëmundje, shkruan A2.

Ndërsa fushatat e sensibilizimit po vijojnë kryesisht në shkolla, ku përveç marrëdhënieve intime të pambrojtura, kjo sëmundje po transmetohet edhe nëpërmjet shiringave tek personat që përdorin lëndë narkotike me injeksione.

Përveç personave të rritur, në Elbasan janë shënuar edhe pesë raste te minorenët, të cilët e kanë transmetuar këtë sëmundje nga nëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat