Spiropali reagon pas vendimit të Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës: Morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet

Shqipëria

Spiropali reagon pas vendimit të Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës: Morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 15:34
Elisa Spiropali

Reagim i Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias:

Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit!

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!

Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time.

Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat