Tragjike në Mirditë! Humb jetën 51-vjeçari, i bie mbi trup transmisioni i ekskavatorit që po rregullonte

Shqipëria

Tragjike në Mirditë! Humb jetën 51-vjeçari, i bie mbi trup transmisioni i ekskavatorit që po rregullonte

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar nga fshati Malaj i Mirditës ka humbur jetën tragjikisht, pas i ka rënë mbi trup transmisioni i ekskavatorit që po rregullonte në një ofiçinë.

“Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë. Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.

Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thotë policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat