U shpall nga DASH kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Yuri Kim uron Altin Dumanin!

Shqipëria

U shpall nga DASH kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Yuri Kim uron Altin Dumanin!

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 17:03
Yuri Kim dhe Altin Dumani!

Altin Dumani, i cili u shpall kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë një urim edhe nga ish ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, e cila aktualisht mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretares Kryesore.

Ka qenë Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, e cila e njoftoi takimin mes tyre pas ceremonisë në DASH, me një postim në rrjetin social X.

“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet ne postimin e ambasades.

Në ceremoninë e organizuar dje (9 dhjetor), Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “ne vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Ne e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”.

Në vijim Blinken tha se “Altin Dumani drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat