Gjatë ditës së sotme, Qarku i Gjirokastrës ka qenë i përfshirë nga reshjet e shiut.
Megjithëse me intensitet mesatar reshjet vazhdojnë të jenë problematike për sa i përket furnizimit me energji elektrike të zonave malore.
Në Qarkun e Gjirokastrës rreth 400 familje vazhdojnë të kenë probleme si shkak i defekteve teknike në rrjet.
Bëhet e ditur se stafi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhet në terren për riparimin e linjave të dëmtuara të energjisë.