Luis Meçe u largua drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Djali që mbeti i plagosur pas sherrit ku humbi jetën Martin Cani dhe babai i tij rrëfyen situatën për Top Channel nga Rinasi.
Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Bari, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh.
Kartelat i kemi përkthyer edhe në gjuhën italiane, për më tej do na thonë kirurgët. Luisi ndihet pak më mirë, më shumë ka therje tek pjesa e zemrës, tek plaga kryesore dhe aty vazhdimisht ndjen dhimbje dhe ne jemi të shqetësuar për këtë pjesë sepse aty ka prekjen e mushkërisë, për këtë arsye po shkojmë në një spital më të specializuar që ka mjete më të mira se sa këtu tek ne, që të heqim atë merakun se Luisi ka edhe atë ambicien e futbollit që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe e kemi pasur të detyrueshëm që të lëvizim jashtë shtetit.