Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në mbështetje të konventës së Bernës ku kërkuar të ndalohen punimet për aeroportin e Vlorës dhe të rishikohet ligji i ri i zonave të mbrojtura sepse shkel marrëveshje ndërkombëtare.
Zhupa shprehet se këto janë dy shqetësime të ngritura nga opozita dhe të konfirmuar nga Konventa e Bernës. “Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj. Ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, që tashmë më 1 nëntor e kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese me mbështjetjen e kolegëve demokrat, është qartësisht minues i çdo zone të mbrojtur duke hapur rrugën për ndërtime të pakufizuara kudo, në çdo cep dhe me çdo lloj ndërhyrje. E kthen Shqipërinë në një vend pa zona të mbrojtura. Kudo ku i vënë gishtin një ndërtues, një investitor strategjik, një oligark apo klient i pushtetit, mund të ndërtojë. Ky është shqetësim tashmë i konfirmuar edhe Konventa e Bernës”.
Statusi i plotë:
Mbështes qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj Shqipërisë dhe i bëj thirrje qeverisë të heq dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura.
Shtohen shqetësimet dhe kërkesat e Konventës së Bernës ndaj qeverisë. Ata shprehën qartësisht se duhen ndaluar punimet në zonën e mbrojtur të aeroportit të Vlorës dhe të rishikohet ligji i zonave të mbrojtura sepse po shkelen marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e mjedisit.
Dy shqetësime të ngritura nga opozita dhe të konfirmuar nga Konventa e Bernës. Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj.
Ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, që tashmë më 1 nëntor e kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese me mbështjetjen e kolegëve demokrat, është qartësisht minues i çdo zone të mbrojtur duke hapur rrugën për ndërtime të pakufizuara kudo, në çdo cep dhe me çdo lloj ndërhyrje. E kthen Shqipërinë në një vend pa zona të mbrojtura. Kudo ku i vënë gishtin një ndërtues, një investitor strategjik, një oligark apo klient i pushtetit, mund të ndërtojë. Ky është shqetësim tashmë i konfirmuar edhe Konventa e Bernës.
Mania e kësaj qeveria për të shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë nuk ndalet dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare e ndalojnë dhe kur institucionet ndërkombëtare shprehen haptazi kundër.
Vetëm bashkërisht mund t’i ndalim!