Juristi Romeo Karaj i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV tha se Sali Berisha nuk ka asnjë lloj aksesi në SPAK, sa të marrë informacione, referuar shumës që tha ish-kryeministri se iu sekuestrua Ajola Xoxës në qendrën “Harabel”. Juristi u shpreh se drejtësia sot duhet të fuqizohet, të krijohet në sistem drejtësie i fortë që të godasë më fort korrupsionin.
“Berisha nuk ka asnjë lloj aksesi në SPAK sa për të marrë informacione. Ai ka notuar gjatë përmes shpifjes. Ai vetë është i akuzuar, akuzon të tjerët. Ai është shtrirë në batakun e korrupsionit.
Ne duhet ta fuqizojmë SPAK-un nga ana e e kapaciteteve dhe t’i krijojmë kushtet. Duhet të krijojmë një sistem drejtësi të plotë. Strumbullar i këtij sistemi është SPAK-u.”, u shpreh Karaj.
Pyetjes nëse do këtë të tjerë non-grata nga Departamenti i Shtetit pas Sali Berishës, juristi iu përgjigj
“Mendoj se Amerika do shpallë non-grata ata që janë niveli i Sali Berishës.”, tha juristi.